Audi Cup, Bayerni mposht 2-0 San Paolon
Bayerni i Mynihut ka arritur një fitore të pastër ndaj San Paolos.Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka kaluar "dhimbjet" humbjes në Superkupën e Gjermanisë kundër Borussia Dortmund. Ndeshja u dominua nga bavarezët të cilët zotëruan topin gjatë gjithë kohës. Të dy golat për bavarezët erdhën në 45 minutat e dyta ku në të 55-ën zhbllokoi rezultatin kroati Mario Mandzukic, dhe në minutën e 89 i riu Mitchell Ëeiser dyfishoi rezultatin duke përfituar nga goditja e shtyllës që bëri Xherdan Shaqiri.Pjesa e parë dhuroi pak emocione. Të dyja skuadrat sulmuan por nuk mundën të gjejnë rrugën e rrjetës si në takimin tjetër mes Milanit dhe Manchester Sitit. Me fillimin e pjesës së dytë, vetëm pas 10 minutash, Arjan Robben kroson bukur nga e majta. Topi goditet me mjeshtëri nga Madzukiç që kalon Bayernin në avantazh. Goli qetëson skuadrën e Guardiolës e cila vazhdon të luaj mirë dhe të krijoj shumë raste. Në fundin e ndeshjes Xherdan Shaqiri, shqiptari me pasaportë zviceriane, i cili lëshoi një gjuajtje të fuqishme me të majtën nga jashtë zone, topi u përplas në traversë dhe më pas u kthye te talenti i ri i bavarezëve, Ëeiser, që nuk e kishte të vështirë ta shtynte topin në rrjetë.Në momentet e fundit të ndeshjes, portieri i Sao Paulo-s, 40-vjeçari Rogerio Ceni, ka humbur një penallti, i cili u kolegu i tij rival, Manuel Neuer. Sot do të zhvillohet edhe finalja e madhe mes Bayenrit të Mynihut dhe Manchester Sitit në një duel gjigandësh. Kujtojmë se të dyja skuadrat janë ndeshur edhe sezonin e kaluar në Ligën e Kampioneve, ku sfida përfundoi në favor të bavarezëve. Ngelet të shohim edhe "fytyrën e vërtetë" të Sitit të djeshëm që dukej e papërmbajtshme me Jovetiç dhe Dzekon.