Casillas: Do të luftoj për vendin e titullarit
Gardiani merengues gjen në stolin e skuadrës një trajner tjetër pas largimit të Jose Mourinhos, me të cilin hasi jo pak probleme gjatë pjesës së dytë të sezonit të fundit. Ai është Carlo Ancelotti, për të cilin Casillas rezervon vetëm fjalë pozitive. Casillas beson se Casillas do te bëjë mirë për "Los Blancos" ndërsa skuadra sipas tij do të kërkoj t'i fitojë të treja trofet. I pyetur mbi krahasimin me italianit dhe portugezit refuzoi të jap një përgjigje.Konkurrenca në portën e skuadrës mbretërore është rritur ndjeshëm me afrimin e Diego Lopez dhe Casillas e vuajti një gjë të tillë gjatë sezonit të shkuar. Gara për një post titullari është bërë më e fortë. Pas një sezoni me shumë probleme me portugezin Murinjo ai do kërkoj të aktivizohet më shumë.Në vijim, kapiteni prek edhe çështjen e merkatos së zhvilluar nga Reali i Madridit. Skuadra sipas tij është rinovuar me element të rinjqë duke formuar një miks mes lojtarëve të rinj dhe të vjetër. Në fund të intervistës, Casillas komenton edhe zërat për afrimin e mundshëm të Gareth Bale, duke e pranuar se uellsiani është një nga lojtarët më të mirë në qarkullim dhe sipas tij, në rast se bashkohet me ekipin mbretëror, do të jetë vendimtar në sezonin e Realit të Madridit.Galaktikët deri më tani ka shpenzuar 60 milionë paund në transferimin e të rinjve spanjollë, Isco dhe Asier Illarramendi.Por me largimin e Gonzalo Higuain dhe Jose Callejon në drejtim të Napolit, madrilenët kanë nevojë për përforcime në fazën e sulmit. 32 vjeçari sezoni e kaluar u aktivizua vetëm në 19 ndeshje.