Përfundon numërimi i votave në 10 kutitë e Lezhës, PD: Kolegji nuk bëri drejtësi
Kolegji Zgjedhor ka hapur dhe ka numëruar sot 10 kutitë e Qarkut të Lezhës. Për këtë proçes u ngritën katër grupe numërimi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit. Në këtë proçes munguan përfaqësuesit e Partisë Socialiste të cilët nuk ishin prezent në Kolegjin Zgjedhor.Pas rinumërimit nuk pati ndryshim mandatesh.Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se ky vendim nuk bëri drejtësi, pasi Kolegji nuk u dha zgjedhësve të vërtetën që u takonte, që sipas tij Partia Demokratike kryesonte me 745 dhe jo me 305 vota. Ajo çfarë ka ndodhur në Lezhë, tha Bylykbashi është një masakër zgjedhore.“Kolegji vendosi sot të mbyllte sytë dhe të lejonte që gjysma e votave të kalonte kontrabandë. Këto vota nuk u vunë në tabelat e qarkut të Lezhës.”- theksoi Bylykbashi.Kjo në fakt të këtij vendimi të papreçedentë të Kolegjit. Sipas tij, Kolegji e lexoi Kodin nën influencën dhe presionin e PS-së. Mandati, vijoi ai, është i rëndësishëm, por më e rëndësishme është transparenca, që sipas tij, kjo duhet parë me kujdes në të ardhmen.Kolegji hap 10 kutitë e Lezhës, mungojnë përfaqësuesit e PS-sëMë herët, pas pushimit të çështjes për ankimimin e Partisë Socialiste për rivotim në qarkun e Lezhës, Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike po për këtë qark duke pranuar pjesërisht kërkesën e demokratëve.Pas paraqitjes së pretendimeve të PD lidhur me votat në qarkun e Lezhës, Kolegji ka pranuar vlerësimin e provave të paraqitura nga PD, dhe ka vendosur rinumërimin e 10 Qendrave të Votimit për Qarkun e Lezhës.Kolegji vendosi që rinumërimi i votave të Lezhës të bëhej në orën 15:00, por u shty për ti dhënë kohë tërheqjes se kutive nga Lundra. Për këtë, Kolegji ka ngritur edhe katër grupe të cilat do të rinumërojnë 10 Qendrat e Votimit për Lezhën.Lezha, Kolegji vendos pushimin e çështjes së ankimimit të PS-sëKolegji Zgjedhor ka vendosur të pushojë çështjen në lidhje me kërkesën e Partisë Socialiste për rivotim në qarkun e Lezhës, pas tërheqjes së kësaj të fundit.Partia Socialiste nuk u paraqit në seancë por i ka paraqitur Kolegjit një shkresë ku thekson se është tërhequr nga padia për rivotim të qarkut të Lezhës.Në një prononcim për mediat, përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi e cilësoi këtë vendim të Kolegjit si një vendim të marrë nën presionin e maxhorancës së re.“Arsyet e PS për tërheqje janë vetëm arsye taktike, se nga fillimi deri në fund është përpjekur të mbulojë atë maskaradë të zbuluar në KQZ. Kolegji vendim haptazi nën influencën e PS, kjo tregon presion të jashtëzakonshëm të PS që me arrogancë po ushtron mbi organin e vetëm ankimor, pasi e shkatërroi KQZ. Ky kolegj vendosi të mbyllë e të mbulojë vjedhjen e madhe që ndodhi në Lezhë” tha Bylykbashi.Bylykbashki theksoi se PD-ja do të vijojë kërkesat për hetimin e çështjes, duke përdorur të gjithë instrumentat ligjorë, për të sjellë transparencën e procesit.“Transparenca është parim themelor. Është i qartë se në 2009 PS kërkonte diçka të tilla pa provë, por sot kërkon të mbyllë çdo gjë brenda petkut të zejdhjeve. Do të shfrytëzojmë të gjithë instrumentat ligjore, për të sjellë transparencën. Jemi plotësisht në të gjitha afatet dhe parametrat që Kodi Ligjor parashikon për ankimet”,tha ai.