Konsulli i nderit të Meksikës Ndroqi vijon axhendën e takimeve
Konsulli i nderit të Meksikës në Tiranë, z.Ylli Ndroqi, ka vijuar axhendën e takimeve në kryeqytetin meksikan ku është pritur nga drejtori për çështjet ekonomike për Evropën Tomas Lopez.Në takim është diskutuar për çështjet e nivelit të lartë ekonomik. Zoti Lopez nga ana e tij ka falenderuar konsullin Ndroqi si dhe është shprehur i vendosur për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Meksikës, si dhe ka ftuar biznesmenët shqiptarë të investojnë në Meksikë pasi do të ketë lehtësira nga ana e qeverisë meksikane.Gjithashtu z.Ndroqi ka marrë pjesë edhe në tryezën e organizuar nga biznesmenë vendas ku është diskutuar për investimet në shumë fusha dhe sidomos në infrastrukturë dhe në turizëm. Zoti Ndroqi ka ftuar biznesmenët meksikanë të investojnë në Shqipëri.
Një ditë më parë konsulli Ndroqi ka zhvilluar një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Meksikës për Evropën, Maria Aguirre si dhe është pritur edhe nga ministri i jashtëm Antonio Meade.
Gjithashtu edhe gjatë ditës së sotme, zoti Ndroqi do të ketë të tjera takime zyrtare në Meksikë.