Berisha në “Facebook”: Aleanca e 1 Prillit, identike me qeverinë “Çarçani 2”

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, e ka krahasuar qeverinë e prezantuar nga Edi Rama si identike me qeverinë “Çarçani 2”.Nëpërmjet një postimi të tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha shprehet se për herë të parë në histori, aleanca e 1 Prillit i paraqiti shqiptarëve standardin e saj, kalimin nga qeveri parlamenti në qeveri personale të Edi Ramës.“Të dashur miq, për herë të parë në histori, aleanca e 1 Prillit iu paraqet shqiptarëve standartin e saj, kalimin nga qeveri parlamenti në qeveri personale të Edi Ramës.Qeveria e re për oreksin e ministrave të saj, dosjet që kanë në Prokurori për aferat për vjedhje dhe fshehje pasurie, mund të quhet jo qeveria e babëzisë por qeveria e lukunisë. Qeveria e Piktorit është qeveria e garancisë së trafikantëve në grupin e PS-së. Në krye të Ministrisë së Brendshme një njeri me të atin të arrestuar në flagrancë për trafik ilaçesh dhe histori skafesh, etj.Qeveria e aleancës së 1 Prillit është qeveria e neobllokmenëve, e nepotizmit, e ministrave me diploma fallco. Ky kabinet qeveritar është identik me qeverinë “Çarçani 2”.Përpara drejt te shkuarës me Piktorin dështak! Sb”, shkruan Berisha në Facebook”.Berisha: Qeveria e re, barrë e madhe për taksapaguesitMë herët, kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si të fryrë qeverinë e re të shpallur sot nga Edi Rama.Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha e krahasoi qeverinë e re si atë të Bjellorusisë duke theksuar se ajo do të jetë një barrë e madhe për shqiptarët"Ndërtimi i një qeverie më të madhe se Italia, Spanja, Gjermania dhe të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian është një thes i rëndë mbi barrën e taksapaguesve shqiptarë.  Problemi është se mbi shpatullat e taksapaguesve shqiptarë do të rëndojë qeveria më e madhe aktualisht ia kalon vetëm Bjellorusia. Bjellorusia ka qeverinë më të madhe sesa qeveria që u shpall sot nga kryeministri i ardhshëm” u shpreh Berisha.