Rama “surprizon” me kabinetin, 6 poste i mbajnë gratë, LSI 5 portofole

Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama ka publikuar sot emrat e ministrave të rinj të kabinetit të drejtuar prej tij. Në qeverinë e re, aleati i PS, LSI-ja merr 5 ministri.Në një konferencër për mediat, Rama u shpreh se qeveria e re do të jetë mishërimi i boshtit strategjik të vizionit të PS-së për t`i dhënë më shumë hapësira grave dhe për të përfshirë në qeverisje edhe shoqërinë civile.“Qeveria e re do të ketë vetëm një pjesë pa mandat deputeti, ndërsa pjesën tjeter me mandatin e 23 qershorin në Kuvend. Ajo është fryt i një dialogu intensiv me partnerin strategjik, kreun e LSI që dua ta falenderoj për frymën konstruktive për formimin e kabinetit të ri qeveritar” tha Rama.Sipas tij, qeverisja duhet të mishërojë vlerat e punës si një skuader. “Mjaft me procesin qeverises te copëzuar në parcela interesash vetjake e partiake dhe mandatet qeverisëse, ku qeveria bëhet trup për të sharë opozitën në Kuvend. Qeveria e re do të jetë një skuadër me 90% të njerëzve që ulen për herë të parë dhe më shumë gra se çkane pasur qeveritë e vendit në 20 vjet. Këto janë shprehja kuptimplotë e diktatit të revolucionit të votës në 23 qershor. Do të shihni gra në vende që në një shekull shtet kanë qenë me tapi vetëm për burra. Gjithçka është e menduar me kujdesin më të madh për të pasur ministra që t’i shërbejnë popullit dhe do të punojnë ditë natë me axhendën e qeverisë së re për të ecuar më shpejt në rrugën e rilindjes shqiptare” tha ai.Sipas tij shqiptarët nuk votuan për të ndryshuar thjesht kahun politik, por për të ndryshuar vendin, duke filluar nga ndryshimi i modelit qeverisës. STRUKTURA E QEVERISE “RAMA” (2013 – 2017)Kryeministri Edi RamaZv/Kryeministri Niko Peleshi MINISTRITE:1. Ministria e Financave Shkëlqim Cani2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri3. Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli4. Ministria e Jashtme Ditmir Bushati5. Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjosha6. Ministria e Drejtësisë Nasip Naço7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti12. Ministria e Shëndetësisë Ilir Beqja13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj15. Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro16. Ministria e Mjedisit Lefter KokaMINISTRAT E SHTETIT: 17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito18. Ministër për Çështjet Vendore Blend Çuçi19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi