Thaçi informon deputetët, VV i kërkon betimin para flamurit

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka thënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se me asnjë çmim dhe me asnjë kusht do të negociohet për të drejtën për të funksionuar si shtet Kosova.Për më tepër ai ka shtuar se ka kaluar ndryshimi i kufijve, pasi me ndryshimin e tyre do të hapej Kutia e Pandorës, që do të çonte deri tek konfliktet dhe luftërat në Ballkan.Në raportimin e tij para depytetëve të Kosovës  për takimin e 2 me kryeministritn serb Ivica Daçiç , Thaçi  morri mbështetjen e partive  opozitare si LDK dhe AAK  ndërsa Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë e ka kundërshtuar atë. Madje kjo lëvizje i ka kërkuar kryeministrit, Thaçi që të betohet para flamurit kombëtar që nuk do të diskutoj asnjëherë për veriun e vendit.Takimi i tretë ndërmjet krueministrit kosovar Hashim Thaçit dhe  atij serb Ivica Daçiçi me ndërmjetësimin e shefes për politkë të jashtmë të BE  Catherin Ashton  pritet  të zhvillohet në muajin dhjetor, por për datën e takimit, kryeministri Thaçi tha se ende nuk e di as vetë.