Hoxhaj: Serbia po shkon drejt njohjes së Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2012, 07:53
Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Serbia po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.Sipas Hoxhaj, Serbia nëpërmjet disa hapave konkretë e ka pranuar realitetin e një Kosovë të pavarur.Hoxhaj ka hënë se në dialogun e filluar në Bruksel, Serbia ka para vetes disa kushte për të plotësuar.“Largimin e strukturave ilegale serbe të sigurisë në veri. Ky është kushti i parë, kurse kushti i fundit është njohjet e Kosovës si dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike”, ka thënë Hoxhaj.Ai gjithashtu ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme Kosovës do t`I shtohen njohje të reja.