Xhandarmeria mision "sekret" në kufirin me Kosovën

Njësite të xhandarmerisë serbe ditëve të fundit janë pozicionuar dhe kanë izoluar një zonë të gjerë në periferi të fshatrave të Malësisë së Bujanovcit në kufi me Kosovën.Xhandarmeria serbe ka informuar shkurtimisht se periferi të fshatit Lluçan që çon drejt kufirit me Kosovën po bën ndërtimin e një përmendoreje për ushtarët e rënë serb në luftën e vitit 2000 me UÇPMB-në dhe se pikërisht për këtë ka bllokuar dhe vështirësuar lëvizjen e qytetarëve në këtë zonë. Por, banorët ndjehen të frikësuar dhe në panik nga shtrimi i forcave të mëdha të xhandarmerisë serbe.Banorët e këtyre fshatrave  janë të shqetësuar  për ndërtimin e  përmendores në fjalë e sidomos ata të fshatit Dobrosin e Lluqan.Memetali Sadriu kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Dobrosin shprehet  mjaft  i shqetësuar për rastin  në fjalë.“Dikush thotë se bëhet ndërtim i i lapidarit, dikush thotë është bazë për xhandarmërinë serbe, por kush e di se çka fshihet pas kësaj”  theksoi mes të tjerash  Sadriu, duke theksuar se kjo paraqet edhe një provokim nga serbët.Banorët e fshatit Lluqan janë shumë të shqetësuar dhe thonë se kjo është shumë shqetësuese për të gjithë sidomos për fëmijët, që tremben kur shohin  xhandarmërinë serbe.Kundër ndërtimit të këtij lapidari kanë  reaguar dhe përfaqësuesit e OVL-së së  ish UÇPMB-së. Ata kanë theksuar se qëllimi i xhandarmërisë serbe  është  që të ngjallë frikën mes popullatës shqiptare e sidomos tek rinia shqiptare. “Ne kemi ngritur  lapidare nëpër fshatra shqiptare ku kanë rënë dëshmorë ushtarët tanë për mbrojtjen e pragut të tyre, ndërsa ndërtimi I lapidarit të ushtarëve serb nga xhandarmëria në fshatrat shqiptare është e pa pranueshme”,  ka thënë Edmond Isufi  kryetar  i OVL-së së ish UÇPMB-së.