Greqia shfryn krizën mbi emigrantët, shtrëngohet më tej ligji për shtetësinë dhe votën

Athina zyrtare ka ashpërsuar edhe më tej ligjet për të drejtat e emigrantëve në Greqi. Ne Keshillin e Larte te Shtetit eshte diskutuar me dyer te mbyllura ligji i aprovuar ne vitin 2010 nga Ministri i brendshem Gianis Ragousis, ku emigrantet qe jetojne atje te perfitojne shtetesinë, gjithashtu ligji parashikonte dhe pjesmarjen e tyre ne zgjedhje dhe te drejten per te kandiduar.Kjo nismë u mor persiper kur shoqata per te drejtat e njeriut dhe shqiptarja Enta Gemi, e cila kishte aplikuar per te marre pjese ne zgjedhjet provinciale dhe komunale të 7 nëntorit 2010 ne lagjen Agios Ioannis Rentis ne Athine, ka bere qe Ministri i Brendshem i atehershem Giannis Ragousis te marre vendimin perkates per perfitimin e shtetesise te te huajve ne Greqi si dhe per te drejten e tyre per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur.Po para disa ditesh ky ligj, i quajtur ne vend si "ligji i Ragousit" eshte anulluar si ligj antikushtetues nga Keshilli i larte i Shtetit. E drejta e shtetesise dhe e drejta per te votuar dhe per te kandiduar është e kufizuar vetem për qytetarët grekë dhe emigrantët nuk mund të votojnë, pasi kjo është jo kushtetuese.Gjyqtarët kane vendosur se dispozitat e ketyre neneve: 14-21 të Ligjit 3838/2010 janë të pavlefshme pasi vijne ne kundërshtim me nenet e Kushtetutës si dhe mënyra e re e marrjes së nënshtetësisë greke nën çështjen e ketij ligji eshte në konflikt te drejtperdrejtë me kërkesat kushtetuese.Nderkohe kreu i Sirizas ka reaguar ashper kunder qeverise helene per shfuqizimin e ligjit te Ragousit, duke thënë se qeveria ka miratuar një axhendë të urrejtjes dhe frikës te vendosur nga Agimi i Arte."Të rinjtë të cilët kanë qenë të lindur ose rritur në Greqi, nuk e kanë njohur një shtëpi jashtë vendit tonë" - tha Cipras gjate seances ne Parlament.