Sulmohen gjermanët në Greqi, shfryjnë zemëratën ndaj politikës

Zemërimi grek kundër politikave  ekonomike gjermane duket se ka arritur kulmin.  Anëtarë të delegacionit gjerman janë sulmuar nga protestuesit grek në qytetin e Selanikut me shishe uji, vezë por nuk kanë munguar as përleshjet me grushta.Gjithçka ndodhi para ndërtesës Nikolaos gjermanos, ku po zhvillohej panairi ndërkombëtar i ekonomisë dhe ishte mbledhur këshilli i tretë greko-gjerman.Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme  një turmë e madhe  njerëzish ishin mbledhur për të protestuar deklaratat e  përfaqësuesit  të kancelarisë  gjermane Hans Joachim Fouchtel, i cili tha dje se "1. 000 gjermanë mund të trajtojnë punën e e 3.000 grekëve ".Protestuesit u munduan të hynin  në ndërtesën ku zhvillohej panahiri, ndërsa policia ka mundur të nxjerrë  anëtarët e delegacionit gjerman nga një dalje e pasme e ndërtesës.Greqia vuan vitin e 5 të recesionit, ndërsa qeveria e kryeministrit Antonis Samaras ka miruatuar masa të reja të shkurtimit, të kërkuara nga BE dhe FMN për këstin e radhës së kredisë. Ndërkohë për këtë situatë grekët akuzojnë politikat ekonomike gjermane.