Kuçi: Prishtina, gati për Menaxhimin e Integruar të Kufirit

Prishtina është gati për Menaxhimin e Integruar të Kufirit. Pas takimeve te grupeve teknike për implementimin e marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM), numri dy i Qeverisë së Kosovës Hajredin Kuçi deklaroi se këto janë sinjalet e para për zbatimin e kësaj marrëveshje në fillim të dhjetorit."Në vazhdën e asaj që po bëhen për filluar menaxhimi i integruar i kufijve ka edhe takime të grupeve teknike, që ka pasur sot do të ketë edhe në ditët në vazhdim që në fillim të dhjetori të filloj të implementohet në katër pika kufitare në raport me Serbinë. Janë sinjalet e para të përgatitjes konkret teknike organizative për të implementuar menaxhimin e integruar të kufijve. Po ka përfaqësues të palës serbe, por edhe asaj kosovare".Lidhur me bisedimet që janë zhvilluar mes dy Kryeministrave, ai ka thënë se temat më shumë kanë qenë të përgjithësuara dhe që janë diskutuar prej dy vitesh, duke mos pasur nevojë për ndonjë përgatitje shtesë.I pyetur për deklaratat e kryeministrit serb, Ivica Daçiç që Kosovës mund t'i merren edhe territore, zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se sipas tij këto deklarata mund të kuptohen edhe si konsum i brendshëm politik.Për më tepër, ai ka thënë se garancite që Daçiç ka dhënë në Bruksel lidhur me implementimin e marrëveshjeve të deritanishme dhe zgjidhjen e raporteve me Kosovën janë korrekte dhe pritet të shihet rezultati në praktikë.