Kosovë, Kryeministri Thaçi raporton para Kuvendit
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të infromojë sot Kuvendin e Kosovës për takimin e dytë të tij të zhvilluar në Bruksel me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.Gjatë javës Thaçi ka zhvilluar takime me presidenten e Kosovës Atifete jahjaga, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala si dhe ambasadorët e Kuintit.Në këto takime shefi i qeverisë kosovare që drejton dhe dialogun politik mes dy vendeve ka thënë se nga të gjitha temat që janë diskutuar, më me prioritet është trajtuar çështja e të pagjeturve e pasuar nga ajo për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe nga strukturat paralele në veri.Takimi i parë mes kryeministrit kosovar Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiç është mbajtur më 19 tetor, ndërsa i dyti në 7 nëntor.Këto takime kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.