Kontesti i emrit, Nimiç fton palët për negociata

Ndërmjetësi i OKB-së për kontestin e emrit, Metju Nimiç ka ftuar Athinën dhe Shkupin për vazhdimin e negociatave.Nimiç i ka bërë  ftesë kryenegociatorit grek për emrin, Adamantios Vasilakis dhe atij maqedonas Zoran Jolevski, që është ambasador i Maqedonisë në Uashington që të zhvillojnë takime të përbashkëta në selinë e OKB-së në Nju Jork në datat 19 dhe 20 nëntor.Zyra për informim i diplomatit Nimiç ka informuar se të dyja palët kanë pranuar ftesën.“Takimet siç bëhet e ditur do të jenë të ndara paralelisht me të dyja palët, dhe më pas do të vijojë një takim i përbashkët për të vlerësuar statusin dhe ecurinë e negociatave si dhe të shqyrtohet mundësia e një progresi për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për problemin e emrit”, informoi zyra e OKB-së në Nju Jork.