80% e emigrantëve grekë shkojnë në Gjermani

Megjithëse  marrëdhëniet midis dy qeverive po kalojnë krizë, dhe Berlini është nga qeveritë  me kërkuese për masat shtrënguese që Greqia duhet të ushtrojë, shtetasit grekë vazhdojnë të emigrojnë në  Gjermani si në vitet 70 kur  e shikonin shtetin gjerman si vendin  e  parajsës.Vala e re e emigracionit, janë kryesisht të diplomuar, të cilët braktisin  Greqinë, duke kërkuar fatin e tyre në një vend të huaj.Statistikat tregojnë rritje - rekord  të njerëzve që emigrojnë në Gjermani ,nga vende që janë në zemër të krizës së borxhit  por  numri i grekëve të cilët u vendosën në Gjermani është rritur me gati 80%.Sipas Zyrës Statistikore gjermane rreth 500 000 të huaj  u vendosën në vend  midis janarit dhe qershorit 2012, një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Veçanërisht  nga Greqia, numri i emigrantëve u rrit me 78% dhe 53% i atyre nga Portugalia dhe Spanja. Kjo do të thotë se gjatë gjysmës së parë të vitit 2012 emigruan në Gjermani 15.800 grekë, që do të thotë 6900 vetë  më shumë se në periudhën të vitit të kaluar. Kryesor në listë janë mjekë dhe inxhinierë të cilit ikin, thonë analistët.Norma e rritjes së ekonomisë gjermane është ngadalësuar këto muajt e fundit, por ekonomistët presin se vendi do të shmangë këtë lloj recesioni  që ka goditur shumë vende nga Eurozona.