Kosovë, arrestohen tre persona nën dyshimet për krime lufte

Tre persona kanë përfunduar nën prangat e policisë nën dyshimin për krime lufte, bëjnë me dije zyrtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.Arrestimet janë kryer në rajonin e Skenderajt në Kosovën qendrore gjatë një operacioni që është kryer në orët e hershme të mëngjesit.Ndërkaq ende nuk kanë dhënë asnjë hollësi rreth identitetit të të arrestuarve dhe as për dyshimet në bazë të të cilave kanë ndodhur arrestimet.Nga ana tjetër mediat vendase kanë raportuar se te arrestuarit janë Rrustem, Hetem dhe Sabit Geci, ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dy prej tyre janë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.Ndërkohë, ndaj këtyre arrestimeve reagoi Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar siç thuhet lirimin e menjëhershëm të tyre.