22 muaj burg zv.kryeministrit të Kroacisë, dorëhiqet Çaçiç
Zv/ kryeministri kroat ka dhënë dorëheqje pasi gjykatësit e apelit në Hungari e dënuan atë me 22 muaj në burg pas një aksidenti fatal me makinë. Gjyqtarët përmbysen dënimin me kusht kundër Radimir Caciç, i cili shkaktoi aksidentin në vitin 2010.Ai po ngiste mjetin e tij në një autostradë hungareze, kur u përplas me një tjetër makinë, duke vrarë dy persona.Çaçiç njoftoi dorëheqjen e tij në kryeqytetin kroat Zagreb pas kthimit nga një udhëtim mbi politikat e investimeve në Katar. "I vetëdijshëm për përgjegjësitë e mia ndaj shtetit, Qeverise dhe qytetarëve Kroatë, unë jam dorëheqjen nga qeveria," u tha ai gazetarëve.Avokati i tij ka thënë më parë se Çaçiç nuk do të apelojë kundër aktgjykimit te leshuar në Hungari - raporton Associated Press. Gjykatësit në gjykatën e qytetit jugor hungarez te Kaposvarit, vendosen se ai mund të lirohet me kusht pas vuajtjes së gjysmës se dënimit të tij.Çaçiç kishte qenë në rrugën e tij per në Budapest, kur ai u përplas me automjetin tjetër në autostradë. Ai u deklarua fajtor gjatë gjykimit të tij të parë në qershor, por tha se atij mjegulla ja kishte kufizuar seriozisht shikimin.Si prokuroria ashtu dhe pala mbrojtese shtruan ankesë kundër aktgjykimit. Çaçiç gjithashtu shërben si ministër i ekonomisë Kroate në qeverinë e qendrës së majtë te kryeministrit Zoran Milanoviç.Çaçiç ende nuk e ka komentuar vendimin, por sipas zëdhënësit të gjykatës, ai duhet të nisë të aplikohet brenda 1 ose 2 muaj pas shpalljes.Vendimi përbën një goditje të fortë për qeverinë e Milanoviç. Zëvendësit të tij i është caktuar detyra për menaxhimin e investimeve në sektorin publik, kryesisht në energji dhe infrastrukturë, të cilat sipas qeverisë 1-vjeçare do të ndihmojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë pas muajsh të tërë pa rritje.