Bruksel, bisedimet Kosovë-Serbi për sigurinë
Grupi punues serb në takimin e sotshëm në Bruskel për Kosovën, ka theksuar se qeveria e Kosovës duhet të vendos rrjetin e gjykatave në veri të vëndit deri në muajin Shtator. Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se në vendbanimet me shumicë serbe duhet të ekzistojnë gjykatat themelore, si dhe gjyqi i apelit në Mitrovicë. Sipas tij, këto gjykata duhet të përcillen edhe me rrjetin përgjegjës të prokurorisë."Afati është deri më 1 Shtator. Shteti serb i ka përmbushur të gjitha përgjegjësitë e veta dhe përveç kësaj, ka pushuar të marrë raste të reja që nga 15 Korriku. Do të ishte logjike që edhe Prishtina t'i kryej obligimet. Obligim i saj është që më së largu deri më 1 Shtator të mundësojë proçesin e integrimit, sepse nuk do të mund të ketë proçes të integrimit, pa vendosjen e rrjetit të ri të gjykatave", tha Vulin.Prishtina dhe Beogradi nisën sot një raund të ri bisedimesh në funksion të zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Grupet punuese nga Kosova dhe Serbia u mblidhen në Bruksel për të diskutuar çështjen e mbylljes së strukturave paralele të sigurisë dhe drejtësisë dhe riintegrimit të tyre sipas marrëveshjes 15 pikëshe.