Zgjedhje të parakohshme në Maqedoni

Në Maqedoni po zhvillohen debate për zgjedhje të parakohshme, por deri  tani partitë theksojnë se janë kundër tyre.  Partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI lidhur me zërat për zgjedhje të parakohshme theksojnë se ato nuk duhët të mbahen.Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski thotë se partia e tij dhe partnerët e koalicionit nuk janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare."VMRO-DPMNE-ja nuk është për zgjedhje të parakohshme", deklaroi Gruevski, duke shtuar se nuk mund të parashikojë se a do të ketë një moment të tillë për zgjedhje të parakohshme.Edhe BDI thekson se nuk është koha për zgjedhje, por koha për të zgjidhur kontestin e emrit dhe zhbllokimin e proceseve evrointegruese. Ndërkohë, kundër zgjedhjeve është shprehur edhe partia më e madhe opozitare shqiptare PDSH. Kryetari i saj, Menduh Thaçi javën e kaluar qartësoi pozicionin e partisë së tij kundër zgjedhjeve të parakohshme.Opozita maqedonase shprehë mëdyshje për ndonjë skenarë të partive në pushtet për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.Lideri i partisë më të madhe opozitare LSDM, Zoran Zaev theksoi se partia e tyre është e përgaditur për zgjedhje të parakohshme, por vetëm nëse në kodin zgjedhor përfshihen rekomandimet e OSBE dhe ODIHR.