Përfundon seanca për Fatmir Limajn

Një ditë pas kthimit të arrestit shtëpiak për Fatmir Limaj dhe të tjerët në rrastin "kleçka", në seancën e radhës në Gjykatën e Apelit të Prishtinës ka dëshmuar ekspertja e forenzikës Sesili Croper e cila tha se në vitin 2010 në zonën e Kleçkës, janë gjetur trupa të pajetë në dy varreza masive. Cropper pohoi se  në vitin 2009 nuk ishte gjetur asnjë mbetje mortore."Atëherë në njërën varrezë gjetëm pesë mbetje mortore ndërsa në tjetrën dy",tha Croper para trupit gjykues.Dëshmimtarja  tha se gjatë vitit 2009 nuk ka mundur të gjejnë asnjë mbetje mortore në zonën e Kleçkës por në vitin 2010 me kërkesë të prokurorit Mauricio Salustro, janë detyruat të kthehen sërish në të njëjtin vend ku edhe kanë gjetur trupat e pajetë.Ndërkaq raportet e Croper janë vënë në dyshim  nga mbrojtja e të pandehurve. Dëshmitarja vërtetoi se në dy periudhat kohore ka qenë bashkë me të eksperti bullgar, Krasmir Nikolo.Një ditë më parë gjyqtari i EULEX-it ka rikthyer masën me arrest shtëpie për Fatmir Limaj dhe të tjerët në rastin "Kleçka". Ndaj Limajt, i njohur gjatë luftës si "Komandant Çeliku" dhe 9 ish-bashkëluftëtarëve të tij është duke u zhvilluar një proçes gjyqësor nën dyshimin për krime lufte.Seanca e rradhës për Limajt dhe të tjerët do të mbahet më 18 Korrik.