Mourinho, i qetë sa i përket transferimit të Rooneyn

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, ka bërë të qartë se është i qetë në lidhje me transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Wayne Rooneyn.Blutë e Londrës javën e kaluar bënë një ofertë për Wazzan, por ajo u refuzua menjëherë, teksa tani ata po përgatisin një ofertë tjetër për ta rrëmbyer sulmuesin e pakënaqur."Për momentin ne kemi bërë atë që ju e dini, ofertën e cila ishte publike dhe zyrtare, e pas kësaj nuk ka ndodhur asgjë. Por, ne jemi të qetë sepse siç ju kemi thënë edhe më herët se jemi të kënaqur me këtë skuadër që kemi", ka deklaruar Mourinho.