Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin e PS-së për Lezhën

Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste për pavlershmëri të rinumërimit të votave në qarkun e Lezhës.Relator në çështjen e ankimit të Partisë Socialiste në Kolegjin Zgjedhor është Andi Civici ndërsa me këtë kërkesë, PS-ja kërkon që rinumërimi i KQZ-së të shpallet i pavlefshëm dhe të ndërpritet.Përfaqësuesi i PS-së Koli Bele është shprehur se seancë se vendimi i KQZ-së për Lezhën është i paligjshëm dhe i pavlefshëm."Vendimarrja e KQZ më 4 anëtarë sjell pavlerfshmëri. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe mbledhja është e pavlefshme” theksoi Bele.Ndërsa përfaqësuesja e KQZ-së Dëshira Pasko është shprehur se nuk duhet shumicë e cilësuar në komision për një vendim-marrje të tillë.“Që nga 2005 për ankimimet KQZ ka marrë vendim me 4 anëtarë. Vendimi i KQZ është në përputhje me ligjin prandaj dhe Kolegji duhet të rrëzojë kërkesën e Partisë Socialiste” është shprehur ajo.Të njëjtin qëndrim ka mbajtur në Kolegj edhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike Ivi Kaso i cili ka kërkuar rrëzimin e kërkesës së Partisë Socialiste duke theksuar se ajo synon të thërrmojë bazat e sistemit të ankimimit.“Kërkesa vjen në vazhdën e përpjekjes së Partisë Socialiste për bllokimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.Hetimi dëshmoi vjedhjen e votave në qarkun e Lezhës” theksoi Kaso. Rinumërimi i Lezhës nga KQZ-jaQarku i Lezhës sipas rezultatit paraprak, krijoi rrëzimin e një bastioni të së djathtës, duke shkuar fillimisht në katër mandate për të majtën dhe 3 për të djathtën. Pro nga zbulimi i 10 tabelave të manipulura nga KZAZ-ja dhe nga përditësimi i rezultateve të elektronikës doli një tjetër rezultat prej 39 votash diferencë në favor të së djathtës, ç`ka lëvizi dhe mantatin e katërt në favorin e saj.Po ashtu, pas kërkesës së PD-së dhe hapjes së 10 kutive doli se ato ishin të manipuluara dy herë dhe në grupet e numërimit dhe nga rivlerësimi i tyre u prodhua një diferencë e re prej 306 votash në favor të së djathës. Nga hapja e kutive të Lezhës, diferenca në favor të së djathtës shkoi në 800 vota çka i mundësoi të sigurojë mandatin e katërt.Sipas të dhënave nga rinumërimi i votave në Lezhë, PD do ketë në këtë qark deputetin Aldo Bumçi, Gjovalin Kadeli, Albina Deda dhe Vasil Bisaj ndërsa PS-ja nga Mimi Kodheli dhe Armando Prenga, ndërsa LSI-ja do përfaqësohet nga Monika Kryemadhi.