Grabitësi i bankave, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Viktor Gushin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Viktor Gushin, i cili akuzohet për vjedhje me pasojë vdekjen dy herë dhe vjedhje me pasoje plagosje 8 herë dhe një sërë vjedhjesh të ndodhura në tiranë.Gushi njihej edhe si njeriu i të premtes pasi ai i kryente grabitjet e tij gjithmonë në këtë ditë.Gjatë leximit të pretencës prokurorja e çështjes kërkoi dënimin kapital për Gushin pasi vërtetohet se ai është vrasësi i argjendarit Rrapo Sinanaj dhe arkëtares së një banke në kryeqytet Eleonora Kaloçi.Ndërkohë që pas konkluzioneve të organit të akuzës gjykata ka vendosur që të shtyjë gjyqin për në datën 16 shtator ku do të jetë radha e mbrojtjes per konkluzionet, por ditë kur pritet edhe shpallja e vendimit nga trupa gjyqësore.Gjatë seancave të mëparshme Gushi ka pranuar fajin duke u penduar dhe kërkuar familjarëve falje për dëmin që i ka shkaktuar.Në një letër drejtuar atyre njeriu i së premtes kërkonte falje për veprimet e tij, por ato sipas Gushit janë pasojë e një jetë të vështirë të kaluar nga ai dhe i justifikonte grabitjet me nevojën që kishte për para.Viktor Gushi vjen nga një familje e komunitetit vlleh, e cila ka dy djem dhe dy vajza, mes të cilëve edhe 44-vjeçari. Ndërsa në sallën e gjyqit ai ka qënë gjithmonë i vetëm ku asnjë familjarë i tij nuk është paraqitur për ta mbështetur,duke e braktisur atë.