Zgjedhjet për kreun e PD-së, probleme në disa rrethe

Dy orë pas fillimit të procesit të votimit për kryetarin e ri të Partise Demokratike,në Gjirokastër kanë nisur konfliktet e para pasi një pjesë e anëtarësisë nuk ka gjetur të përfshirë emrin në listat e afishuara.Ata janë shprehur të indinjuar duke thënë se listat janë të manipuluara Adriatik Islamaj një prej ish themeluesve të PD dhe kryetari i kësaj partie në vitet 1997 -2001 thotë se kjo është një njollosje e procesit zgjedhor, pasi e ka cilësuar votimin "një anëtar, një vote" si risi për Partinë Demokratike. Sipas tij janë rreth 60% e anëtarëve të cilët nuk e gjejnë veten të përfshirë në listat e votimit.Por përkundër të gjitha këtyre pretendimeve përfaqësuesi I KQZ për Qarkun e Gjirokastrës Vasil Muka thotë se mungesa e anëtarëve në lista nuk është masive, defekt që po përpiqen ta shmangin dhe të mund t'u japin të gjithë anëtarëve mundësinë të votojnë. Ai thotë se deri tani kanë votuar 40% e anëtarësisë së PD.Procesi ka rifilluar normalisht rreth 45 minutave pas ndërprerjes dhe debatit mes anëtarëve, emrat e të cilëve nuk kanë qenë të pranishëm në lista, dhe komisionerëve.Lezhë, konstatohen mangësi në listat e anëtarësisë, mungojnë disa emraEdhe në Lezhë janë konstatuar mandësi në listat e anëtarësisë. Anëtaret e Partisë Demokratike qarku Lezhe u jane drejtuar qendrave te votimit për të zgjedhur kreun e ri të partisë.Procesi është ndjekur edhe nga i deleguari i kryesisë Eduart Selami.Vetem 2 orë pas nisjes së procesit janë prezantuar edhe problemet e para ku persona të ndryshëm nuk agjetur emrin në listat ezgjedhore.Eduart Selami është shprehur se nuk mund të ketë zgjidhje për personat që nuk e kanë gjetur emrin në listë, ndersa ka shtuar se për këtë problem ka gjetur mirëkuptimin e tyre.5932 anëtarë me të drejtë vote në qarkun e Lezhës  do të zgjedhin mes kandidaturës së Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit si kryetarin  e ri i Partisë Demokratike.