KQZ nis rinumërimin e kutive të qarkut të Shkodrës

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur sot procesin e rinumërimit të kutive për qarkun e Shkodrës.Rinumërimi po bëhet nga 8 grupe numërimi, me nga 2 anëtarë, të cilët do të rinumërojnë 417 kuti të qarkut të Shkodrës.Vendimi për rinumërimin u mor më 19 korrik, pavarësisht kundërshtimeve të përfaqësuesve të majtë në komision.KQZ pranoi 4 ditë më parë kërkesën e Partisë Republikane për rinumërim të votave, të cilët pretendojnë të marrin një mandat që u ka shkuar demokratëve.Në Shkodër rezultati fillestar është 6 mandate e majta dhe 5 mandate e djathta.Debate në KQZ, PS:S'u bënë verifikimet për Lezhën, Lleshi: Çështja u mbyllMbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është shoqëruar me debate mes përfaqësuesit ligjor të PS-së dhe kryetares së KQZ-së në lidhje me rinumërimin e kutive të qarkut të Lezhës.