Greqi, vijon “gjuetia” për kapjen e shqiptarit Ilir Kupa
Forcat speciale të policisë greke po vazhdojnë gjuetinë për shqiptarin tietër të arratisur Ilir Kupa, pas vrasjes së ditës së djeshme të Marian Kolës.Sipas mediave greke më shumë se 500 forca policie po bëjnë krehejn e zonës ku ata u përballën dje me dy shqiptarët e arratisur. Njolla gjaku të arratisurit Ilir Kupa janë gjetur në pyll dhe policia beson se ai nuk mund të jetë larguar shumë.Ndërkohë policia greke po punon për të gjetur lidhjet që kanë patur dy shqiptarët në Greqi, pasi në një çantë shpinë të Marian Kolës janë gjetur ushqime të gatuara. Gjithashtu policia greke po punon edhe për zbulimin e thirrjeve telefonike të Marian Kolës.Një ditë më parë, policia greke ekzekutoi të shumëkërkuarin shqiptar, Marian Kola, të arratisurin nga burgu i Trikalas në vendin e quajtur Vrosina, 15 kilometra nga kufiri shqiptaro-grek, në Thesproti. Marian Kola dhe Ilir Kupa, po tentonin të kalonin lumin Kalama.Të 11 të burgosurit, të gjithë shtetas shqiptarë, u arratisën nga burgu i Trikalas, 320 kilometra në veri-perëndim të Athinës, me 23 mars të këtij viti. Në fillim të muajit, forcat speciale greke të angazhuara në operacionin për kapjen e të arratisurve vranë dy prej tyre me të paktën 20 plumba në trupin e secilit.