Luan Rama për garën në PD: Kandidatët pa platformë, akuza për PS e LSI
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama e ka cilësuar fushatën për zgjedhjen e kreut të PD-së si një fushatë për të sulmuar PS-në dhe LSI-në dhe jo një përballje alternativash.Në një konferencë për shtyp, Luan Rama theksoi se ata e kanë humbur betejën me Edi Ramën dhe Ilir Metën prandaj duhet të bëjnë garë me tyre.“Keqardhje që fushata elektorale për kreun e Partisë Demokratike në vend që të jetë një ballafaqim alternativash është kthyer një fushatë kundër PS-së dhe LSI-së. Sot dy kandidatët për kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi, janë në garë me njëri- tjetrin për të fituar, jo me Edi Ramën apo Ilir Metën, sepse këtë të dytën ata e kanë humbur. Nuk ka kuptim që anatemojnë Ramën e Metën të cilët populli shqiptar me votën e tyre I bëri mazhorancë. Ata janë vetëm përballë njeri-tjetrit këtë radhë. Nëse ata nuk e zëvendësojnë dot Sali Berishën të jenë vetja e tyre në garë me njëri- tjetrin” tha Luan Rama.I pyetur nga gazetarët për përfundimin e programit qeverisës, Rama tha se ai shumë shpejt do të jetë gati për t’iu paraqitur Kuvendit të ri për diskutim."Po punohet me seriozitet dhe së shpejti do të përfundojmë programin e ri qeverisës dhe përpara se të nisë punën parlamenti i ri ai do të bëhet objekt diskutimi” tha Rama.Rama është pyetur edhe në lidhje me emrat që LSI-ja do të propozojë në qeverinë e re për të cilën theksoi se : Për LSI-në përgjegjësitë qeverisëse janë të barazvlefshme. Në momentin e duhur ne do të mbajmë qëndrimin e duhur se cili emër do të shkojë në qeveri dhe cili do të përmbush detyrat parlamentare. Faktori kryesor i fitores së LSI-së ka qënë raporti njerëzor dhe realist që ne ndërtuam me qytetarët. Ne do të bëjmë që të përmbushim të gjitha premtimet, për rritjen e vendeve të punës dhe rritjen e biznesit, uljen e nivelit të papunësië dhe të varfërisë".