Hysni Burgaj në “Tonight Ilva Tare”: Situata e rendit shqetësuese, s`ka rritje të krimit
Pas valës në rritje të kriminalitetit në Shqipëri sidomos ditëve të fundit drejtori i përgjithshëm i policisë së shteti Hysni Burgaj deklaroi se gjendja është shqetësuese por krimi nuk ka pësur rritje siç mund të ekzistojë një perceptimi i përgjithshëm në opionioni publik. Në një intervistë në “Tonight Ilva Tare” Burgaj siguroi se policia e shtetit po merr të gjitha masat e duhura."Situata nuk është se këtë vit është më e rënduar se vitet e tjera. Përkundrazi parametrat e rendit dhe të sigurisë në bazë të statistikave zyrtare te policisë janë më të mira. Pajtohem plotësisht me shqetësimin, por situata nuk është alarmante krahasur me të gjithë periudhat e mëparshme në vite. Problemet e vrasjeve në familje krahasur me një vit më parë pavarësisht këtyre shifrave të ditë të fundit ne jemi tre vrasje më pak. Cka do të thotë përsëri ka shumë, por është problem jo vetëm i policisë por i mbarë shoqërisë shqiptare" tha ai.Lidhur me ngjarjen e Pukës ku tre persona të maskuar plagosën 5 vetë në aksin rrugor Pukë-Shkodër, Burgaj siguroi se zbardhja e plotë e çështjes është punë ditësh."Mendoj se po punohet intensivisht në këtë drejtim dhe shpresoj se shumë shpejt do të zbardht kjo ngjarje dhe autorët do të vihen përpara drejtësisë. Kemi dicka që unë jam optimist dhe mendoj se do të zbardhet në një kohë të shpejtë. Shpejtësia me të cilëm reaguam ishte maksimale, por terreni i thyer i jep mundësi për tu larguar autorëve, është e pamundur për të reaguar me minuta” tha Burgaj.Akuzat e herëpashershme të Partisë Socialiste, Burgaj i përgjigjet se nuk merret fare me politikë e ndërsa pyetjes se a do të jepte ai dorëheqjen kur mazhoranca e re të vijë në pushtet ai i përgjigjet " Nuk kam përse të jap doreheqjen, unë jam oficer policie asnjë nuk ka përse të japë doreheqjen dhe policia është e depolitizuar është në konform të zbatimit të ligjit. Nuk ka përse të japë doreheqjen as drejtori dhe as një tjetër” tha Burgaj.Sa i përket vrasjeve të bujshme ende të pa zbardhura nga policia si ajo e Fatmir Xhindit, Skerdilajd Konomit, Burgaj deklaron se " Po përpiqemi që asnjë dosje të mos zërë pluhur lidhur me ngjarjet e vjetra. Po punojmë maksimalisht edhe me ngjarjen e Vlorës. Është një grup i veçantë i krimeve të rënda që po merren me këto çështje”.Sa i përket vrasje së komisarit Dritan Lamajt, Burgaj u shpreh se janë në pritje të ekstradimit të të dyshuarit nga Greqia dhe puna edhe për këtë dosje vazhdon.Akuzave të Dritan Dajtit se polici Saimir Duckollari është vrarë nga vetë policia Burgaj përgjigjet se "Provat flasin për të kundërtën. Por Dritan Dajti është i lirë të thotë çfarë të dojë.Sa i përket ngjarjes së Laçit ku ditën e votimeve humbi jetën një njeri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Hysi Burgaj deklaroi se ajo nuk mund të parandalohej pasi policia e kishte të ndaluar që të qëndronte në afërsi të qëndrave të votimit.