Bulqizë, dhunohet një familje nga fqinjët, konflikti për pronësinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2013, 10:54
Katër pjesëtarë të një familje janë dhunuar barbarisht nga fqinjët e tyre, për shkak të një konflikti pronësie.Ngjarja e rëndë është shënuar sot në fshatin Ostren të Bulqizës ku 4 pjesëtarë të familjes së Hekuran Satës janë dhunuar nga anëtarët e familjes Koçi të cilët janë fqinj me njëri-tjetrin.Sipas informacioneve, djalit 28-vjeçar të kësaj familje i janë thyer këmbët dhe më pas është hedhur nga një urë.Mësohet se aktualisht 4 anëtarët e familjes Sata janë të shtruar në spitalin e Bulqizës dhe po marrin ndihmën mjekësore ku më e rëndë paraqitet gjendja e djalit 28-vjeçar.Ndërkohë që policia e Bulqizës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.