Ekspertët të ndarë për rikthimin e FMN-së

Duhet që të rikthehen marrëdhëniet me Fondin Monetar Ndërkombëtar  apo jo? Kjo çështje ka ndarë në mendime edhe ekspertët në vend.Ardian Civici, ekspert i njohur i ekonomisë dhe njëkohësisht president në UET deklaron se Shqipëria nuk është në situatën e rikthimit të marrëdhënieve me këtë institucion financiar ndërkombëtar. Sipas Civicit vendi ynë ka aftësi të mirë paguese për boxhin dhe nuk ka një deficit të rrezikshëm.Ndërkohë që Zef Preçi, një tjetër ekspert i njohur kërkon të kundërtën dhe  derklaron se kthimi i FMN-së është i nevojshëm pasi vendi ka mundësi edhe të përfitoj.Nëse qeveria e re cila pritet të vij në pushtet në shtator pranon  rikthimin e marrëdhënieve me FMN atëherë disa prej premtimeve për ulje taksash pritet që të mos mbahen pasi ky institucion ka sygjeruar rritje taksash. Ndërkohë që  aktualisht FMN ka një rol këshillues për Shqipërinë.