Reforma në arsim, Rrokaj: Platforma e qeverisjes së re PS-LSI

Është koha të konceptojmë një sistem arsimor që të shkojë në përmbushje të strategjisë kombëtare, rajonale dhe më gjerë dhe kjo pikësëpari do të thotë një orientim i arsimit drejt tregut të punës. Kështu u shpreh profesori Shezai Rrokaj njëherësh kreu i LSI për Tiranën, në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News. Në pozicionin e politikanit, por dhe të një njohësi të mirë të politikave dhe problematikave arsimore në vendin tonë, Rrokaj tha se idetë e hedhura gjatë fushatës nga e majta janë një bazë e shëndoshë për reformën në arsim.“Idetë e hedhura gjatë fushatës nga e majta janë një bazë e shëndoshë për të konceptuar një reformë të tërthortë në arsim. Ideja është të konceptohet një reformë e unifikuar që bashkon të gjitha ciklet e arsimit, duke kapërcyer ato sektoriale të aplikuara deri më tani. Kjo reformë smund të bëhet e plotë dhe e thellë nëse nuk përshtatet me strategjinë. Është koha të konceptojmë një sitem arsimor që të shkojë në përmbushje të strategjisë kombëtare, rajonale dhe më gjerë. Kjo do të bënte që diploma të ishte e përshtatshme për tregun e punës dhe e orientuar”deklaroi Rrokaj.Sistemi i vlerësimit në shkolla duhet të ndryshojë, tha Rrokaj, dhe të aplikohen ato sisteme që eleminojnë subjektivizmin.“Duhet të shihen disa elementë të rëndësishëm si mënyra e pranimit në universitetet, që duhet ndarë nga matura shtetërore. Pranimet në universitetet duhen bërë në bashkëpunim me universitetet. Sistemi i vlerësimit duhet të ndryshojë, duhet të aplikojmë ato sisteme që aplikohen rrotull nesh duke eleminuar subjektivizmin nga qëndra në periferi”tha më tej ai.Shezai Rrokaj ishte kritik edhe ndaj alterteksteve, duke propozuar ndryshime edhe në këtë drejtim.