Balla, Burgajt: Merr masa për sigurinë e rendin, ndryshe do përgjigjesh bashkë me të tjerët
Shtimi i rasteve të maskave në rrugë dhe rritja e kriminalitetit në vend ka sjellë dhe reagimin e selisë rozë. Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla përmes një deklarate për mediat i bën thirrje kreut të policisë së shtetit te marre masa per parandalimin e degradimit te metejshem te rendit publik, perndryshe do te mbaje pergjegjesi sebashku me drejtuesit e tjere.“Drejtori i Pergjithshem i Policise Hysni Burgaj te marre masa per parandalimin e degradimit te metejshem te rendit publik, perndryshe do te mbaje pergjegjesi sebashku me drejtuesit e tjere te Policise se Shtetit.Ka disa dite me radhe qe maskat po shfaqen ne disa akse rrugore kombetare, ndersa Policia e Shtetit eshte teresisht e padukshme. Nga Hysni Burgaj i pari dhe te tjeret me radhe duhet ta dine se cdo forme "dezertimi" ne perballjen me krimin eshte veper penale. Moskryerja e detyres nga Policia po i lejon terren elementeve kriminale” deklaron Balla.Deputeti socialist i kërkon Policisë së Shtetit te vendose kontrolle ne te gjitha akset rrugore problematike duke vene ne dispozicion edhe njesite e saj speciale, ndersa departamentit të Policise kriminale te hetoje dhe ndaloje personat e maskuar qe zbrazen arme edhe mbi femije, duke ju referuar kështu rastit të grabitjes së sotme në Pukë.“Forca e shtetit dhe e ligjit duhet te bjere fort mbi keta elemente kriminale qe po perfitojne nga kjo periudhe tranzicioni pushteti.Një ditë më parë një familje nga Ulqini i Malit të Zi, denoncoi një rast të rëndë grabitje.Ata ishin grabitur në Rrugën e Kombit. Policia as kishte lëvizur gishtin ndaj denoncimit.Një ditë më pas, një tjetër ngjarje e rëndë shënohet në Pukë.Një tentativë grabitje me armë në rrugë ka shkaktuar pesë të plagosur rëndë, mes tyre edhe një fëmijë 5 vjeç.Ngjarja ka ndodhur në Qafë Qelë të Pukës në orët e para të mëngjesit.Tre grabitës me maska i kanë dalë përpara makinës ku udhëtonin Astrit dhe Valbona Kopani, Mirjeta dhe Zamir Xhaferraj si dhe dy fëmijët e tyre.Mendohet se drejtuesi i mjetit, Astrit Kopani nuk u ka ndaluar grabitësve, të cilët kanë qëlluar me armë në drejtim të makinës.Si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona në makinë, mes tyre edhe një vajzë 5 vjeç” përfundon Balla.