Tepelenë, vdes duke gjuajtur peshk me gjenerator, rasti i dytë në pak ditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2013, 16:08
Gjuetia e peshkut me anë të rrymës elektrike dhe përdorimit të gjeneratoreve vazhdon të marrë jetë njerëzish.Një tjetër rast është shënuar sot në Tepelenë, ku shtetasi, Astrit Hasa, 50 vjec humbi jetën nga pakujdesia duke rënë në kontakt me rrymën elektrike që prodhonte gjeneratori.Mësohet se 50- vjecari ishte duke gjuajtur peshk në lumin Drino përballë fshatit Hormovë të Tepelenës.Pavarësisht se atij iu dha ndihma e parë nga disa plazhistë, nuk mundi të mbijetojë. Dy ditë më parë sërish në qarkun e Gjirokastrës një tjetër person humbi jetën për të njëjtën arsye.