Nikolla: 60-70% emërime të pamerituara në administratë
Nga të dhënat që disponon konfederata e sindikatave 60-70% e të emëruarve në administratë apo në zyra të rëndësishme nuk janë në profesionin e tyre dhe emërimet janë politike pa marrë parasysh kriteret profesional.Kreu i konfeseratës Kol Nikollaj tha se vëzhgimi është bërë pasi ka patur një sërë ankesash nga punonjësisht të cilët, sipas tyre, janë shkarkuar pa arsye.Lidhur me përvojën e hidhur se rrotacioni politik në vend, shoqërohet me largime masive nga puna edhe të ekspertëve më të mirë, Nikolla tha se nga takimet e bëra me grupin e punës në Partinë Socialiste, mazhoranca e majtë është shprehur se nuk të pushoj nga puna profesionistët.Nikolla thotë se në qarqet kryesore, Konfederata ka zyra të saj ligjore nga ku ka mundësinë të ndjek juridikisht çdo të pushuar nga puna pa motiv dhe çdo problem që mund të konstatohet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve.Gjithashtu Nikolla theksoi se priten të hapen edhe zyra të reja të konfederatës ndërsa ka shtuar se qytetetarët duhet të denoncojnë sepse sindikata e ka për detyrë të mbrojë interesat e punjonjësve në sektorin publik dhe atë privat.