Banjat termale të Bënjës, rritet interesi nga vizitorët vendas dhe të huaj

Banjat e Bënjes ne komunen e Petranit te qytetit te Permetit mbeten nje vend jo vetem argetimi, por edhe kurimi. Ujerat termale te banjave te Bënjes sherbejne per kurimin e nje sere semundjesh qe lidhen me infeksionet e lekures, stomakut dhe reumatizmes.Kjo eshte arsyeja qe ato kane nje frekuentim ne rritje jo vetem nga vizitoret vendas, por edhe ata te huaj. Sipas mjekut Konstandin Leka nga analizat e tij ka rezultuar se ujerat termale te banjave te Benjes jane ujera sulfurore te saturuara mesatarisht me tempertaure qe varion nga 25 grade ato te krahut te djathte deri ne 29 grade ato te krahut te majte.Por me gjithe cilesite e ketyre ujerave perspektiva e banjave te Benjes ne fakt nuk duket dhe aq optimiste. Ndertimi i hidrocentraleve me konçesion si dhe ndarja e pronave rrezikojne ta degradojne kete pasuri te paçmuar.Sipas banoreve te zones dhe frekuentuesve te rregullt te ketyre ujerave ndertimi i nje centrali elektrik do te ndikoje negativisht, duke sjelle edhe demtimin e rende te flores dhe faunes ne zone.Ndersa banjat e Benjes vazhdojne te mbeten preferenca e te gjithe atyre pushuesve qe i vendosin pushimet e tyre midis relaksit dhe kurimit, se fundmi KRRTRSH ka miratuar ndërtimin e 2 hidrocentraleve mbi lumin Lengaricë në komunën Petran të Pëmetit pa marre parasysh ligjin "Për shpalljen e zonave të mbrojtura të monumenteve të natyrës" të vitit 2002.Banjat e Benjes renditen ne vendet me vlera kurative universale dhe destinacionet me te veçanta turistike te rajonit jugor per shkak edhe te peisazhit te te paperseritshem qe ofrojne kanioni dhe ura e vjeter e Langarices.