Grabitje me armë në Pukë, plagosen 5 persona, mes tyre edhe 2 fëmijë

Gjashtë persona mes tyre dhe dy fëmijë 9 dhe 5 vjeç janë plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë një tentative grabitjeje.Ngjarja e rëndë është shënuar në orën 04:45 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur kthesa e “Vrithit”, në komunës Luf- Qerret të rrethit të Pukës ku tre persona të armatosur dhe me maska i kanë prerë rrugën një automjeti me targa AA 506 DP, i cili drejtohej nga shtetasi Astrit Kopani dhe i kanë kërkuar të ndalojë.Mësohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar të shmangë përballjen me grabitësit ndërsa këta të fundit kanë qëlluar me breshëri automatiku drejt automjetit.Për pasojë kanë mbetur të plagosur çifti i bashkëshortëve Zamir dhe Mirjeta Xhaferraj, përkatësisht 42 dhe 33 vjeç,  Valbona Kopani, 44 vjeç si dhe dy fëmijët e çiftit Xhaferraj, A. Xh. 9 vjeç dhe E. Xh.  5 vjeç.Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa më pas janë dërguar në Spitalin Ushtarak për një ndihmë më të specializuar mjekësore.