Fushë Mamurras, krim në familje, burri vret me thikë gruan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2013, 11:14
Një krim në familje ka ndodhur sot në Fushë Mamurras. Burri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij në rrethana ende të panjohura.Mësohet se 44-vjeçari Marjan Lleshi ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 27 vjeçare Valbona Lleshi duke i shkaktuar vdekjen e menjëheshme.Sipas të dhënave paraprake mësohet se krimi është kryer brenda banesës ku jetonte çifti Lleshi të cilët kishin edhe 3 fëmijë.Menjëherë forcat e policisë të cilat kanë shkuar në vendngjarje kanë bërë të mundur arrestimin e burrit vrasës ndërkohë që kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.