Vasili viziton të plagosurit e Pukës: PD të lërë garën, të kthejë në funksionim MB

PD te lerë garën brenda parties dhe të kthejë në funksionim Ministrinë e Brendshme, per te rivendosur rendin dhe qetesine. Me këto nota ironie është përpjekur ta çojë mesazhin në destinacion nënkryetari i LSi-së Petrit Vasili ndërsa ka vizituar në Spitalin Ushtarak të plagosurit nga dy familjet që ranë pre e plumbave të grabitësve sot në Pukë.“PD te lerë garën brenda partisë, të kthejë në funksionim Ministrinë e Brendshme, per te rivendosur rendin dhe qetesine. Duhet te merren masa sa me pare per te parandaluar ngjarje te tilla. Ministria e Brendshme urgjentisht te vendosë rendin dhe sigurine ne vend” tha ai.Ndërkaq Vasili ka shprehur mirënjohje ndaj ekipit te mjekeve qe perballuan me sukses peshen e kesaj emergjence.Gjashtë anëtarë të dy familjeve, Kopani dhe Xhaferri nga Puka, mes tyre dhe dy fëmijë 9 dhe 5 vjeç janë plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë një tentative grabitjeje.Ngjarja e rëndë është shënuar në orën 04:45 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur kthesa e “Vrithit”, në komunës Luf- Qerret të rrethit të Pukës ku tre persona të armatosur dhe me maska i kanë prerë rrugën një automjeti me targa AA 506 DP, i cili drejtohej nga shtetasi Astrit Kopani dhe i kanë kërkuar të ndalojë.Mësohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar të shmangë përballjen me grabitësit ndërsa këta të fundit kanë qëlluar me breshëri automatiku drejt automjetit.Për pasojë kanë mbetur të plagosur çifti i bashkëshortëve Zamir dhe Mirjeta Xhaferraj, përkatësisht 42 dhe 33 vjeç, Valbona Kopani, 44 vjeç si dhe dy fëmijët e çiftit Xhaferraj, A. Xh. 9 vjeç dhe E. Xh. 5 vjeç.Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak për një ndihmë më të specializuar mjekësore, ku tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.