Mungesa e rojeve në plazhe, kërkesa e pushuesve në vesh të shurdhër

Pikat e ruajtjes se jetes se pushuesve ose te njohura ndryshe si baywatch jane jashte funksionit ne plazhet e Durresit. Edhe pse sezoni veror ende nuk ka filluar plotesisht, numri i aksidenteve detare eshte shtuar.Ne te gjitha stacionet e plazheve te Durresit, si Shkembi Kavajes, Golem apo Gjiri Lalzit vihet re mungesa e rojeve bregdetare pavaresisht se prezenca e tyre do te mund te shpetonte jete. Pushuesit shprehen te shqetesuar nga kjo mungese e domosdoshme e qendrave te tilla, ku nuk i kushtohet vemendja e duhur garancise se jetes se tyre.Te vetmet mjete qe jane ne efiçence persa i perket nderhyrjes ne aksidente detare jane ato te policise kufitare, por distanca e tyre e larget me plazhet ben te domosdoshem funksionimin e baywatcheve, si nje garanci e dyfishte per te shmangur aksidentet detare.Nderkohe,ne disa prej stacioneve te plazhit , mungon sinjalistika mbi distancat e lejuara per notim,apo informacioni i veçorive te bregdetit.