Aksident në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, 2 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2013, 08:15
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë qendrës së kryeqytetit.Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zogu i Parë” ku një automjet me targa TR 5852 S ka përplasur një këmbësor dhe një person i cili po udhëtonte me biçikletë.Menjëherë drejtuesi i mjetit i ka dërguar me urgjencë dy të plagosurit në spital ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka shoqërur drejtuesin e mjetit ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.