Lezhë, makina del nga rruga, plagosen 2 të rinj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2013, 10:23
Një aksident me pasojë plagosjen e 2 personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë.Sipas informacioneve më të fundit, aksidenti ka ndodhur në aksin e vjetër Shënkoll-Rrile ku një automjet tip bez ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit Fatjon Përkeqi 23 vjeç dhe Ndue Ndoi 26 vjeç i cili ishte pasagjer në automjet.Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Dyshohet se shkak për aksidentin është shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonte automjeti ndërkohë që policia e Lezhës po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.