Nishani mbledh krerët e institucioneve: Mos u stepni ndaj ndonjë revanshi të mundshëm

Pak javë para se në qeveri të ulet e majta, presidenti i republikës Bujar Nishani, garant i Kushtetutës, takoi krerët e institucioneve të pavarura, të cilëve u kërkoi të vijojnë normalisht punën dhe të mos i friken asnjë revanshi të mundshëm gjatë tranzicionit të pushtetit. Apelin për të mos u ndikuar nga ndryshimi i qeverisë, Kreu i Shtetit ia adresoi kryeprokurorit Adriatik Llalla, nënkryetarit te Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Cefa, kryetarit te Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, kreut te Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj dhe Drejtoreshës se Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë Zana Xhuka.