Devoll, e zë poshtë zetori, humb jetën 14-vjeçari

Një 14-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident të regjistruar pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Miras të rrethit Devoll, ku Romario Zaze është zënë poshtë nga një zetor.Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se adoleshenti po udhëtonte mbi një zetor të ngarkuar me bar i cili drejtohej nga djali i xhaxhait te tij, ndërsa mjeti ka rrëshqitur në një kanal duke zënë poshtë 14-vjecarin.Për pasojë fëmija ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë së rrethit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.