Tiranë, ekzekutohet me 8 plumba 50-vjeçari, dyshohet vrasje me pagesë

Një fundjavë e tëra për tu harruar për rendin dhe sigurinë në kryeqytet. Pas vrasjes të gruas nga bashkëshorti paraditen e të shtunës e diela është përgjakur përsëri. Si pasojë e një prite në hyrjen e pallatit ka mbetur i vdekur Edmond Dervishi, rreth 50 vjeç.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes kur Dervishi po kthehej për në apartamentin e tij në afërsi të gjimnazit “Partizani” në Tiranë. Nga të dhënat e para konfirmohet se Dervishi ka gjetur vdekjene menjëhershme,ku mbi të janë derdhur 8 plumba pistolete.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së komisariatit numër 4,por edhe drejtuesit më të lartë të policisë së Tiranës ku ka filluar puna për identifikim e autorëve. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kanë qënë të paktën tre persona që kanë marrë pjesë në atentat, të cilët udhëtonin me makinë benz ngjyrë të zezë.Ndërsa identifikimi i tyre behët mjaft i vështirë, pasi duke parë mënyrën e ekzekutimit të 50 vjeçarit mendohet se vrasësit kanë qënë me pagesë, ndoshta edhe nga jashtë Tiranës. Ndërsa pistat e hetimit janë shumë të pakta, por policia është fokusuar tek ajo e hakmarrjes duke patur parasysh të kaluarën e Dervishit dhe familjarëve të tij.Edmond Dervishi njihej si vellai in Gent Kadifit, pjesëtar në grupin e Gaz Muçës, i njohur si i forti i Tiranës në vitet 90, i vrarë edhe ai në një pritë në afërsi të Shkollës së Kuqe 13 vjet më parë.Megjithatë kjo është një pistë paraprake pasi blutë e Tiranës janë duke hetuar edhe në pista të tjera që kanë të bëjnë me punën e tij si magazinier në KQZ, por edhe jetën e tij personale.Ndërkohë policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona që kanë qënë dëshmitarë okular duke marrë dëshmitë e tyre, të cilët me atë çka kanë parë do të mund të zbardhin misterin e ngjarjes.