Maskat grabisin 20 mln lekë të reja në një banesë në Urën Vajgurore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2013, 18:47
20 milionë lekë të reja janë grabitur mëngjesin e sotëm në Berat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit tek Ura Vajgurore në banesën e Edmond Priftit. Pasi u njoftua për këtë grabitje, grupi hetimor shkoi menjëhërë në vendngjarje dhe nisi veprimet e para proceduariale.Nga dëshmia e pronarit të banesës dyshohet se kanë qenë 4 persona që kanë hyrë të paskuar në banesë dhe kanë grabitur me dhunë sasinë e parave.Policia ka shoqëruar disa persona si të dyshuar për ngjarjen, ndërsa po në polici ndodhet dhe pronari i banesës që do të ndihmojë për identifikimin e autorëve.Edmond Prifti ishte pronar i një karburanti dhe paratë i mbante në banesë për arsye biznesi.