Pogradec, i kapet një arsenal armësh në banesë, në pranga 32-vjeçari

Një person është arrestuar pasditen e sotme në Pogradec, pasi u kap me një arsenal armësh. Armët janë gjetur pas një kontrolli të ushtruar në banesë në sajë të një informacioni të marrë në rrugë operative nga efektivët e policisë, në fshatin Laktesh të Pogradecit. Armët e sekuestruara janë: një mitraloz, një automatik kallashnikov, 200 kallëp tritol, 100 metër fitil dhe 500 detonatorë. 32-vjeçari Shpëtim Gjonajn nga fshati Laktesh i Pogradecit është arrestuar nën akuzën e arme mbajtjes pa leje të armëve luftarake.