Carlito Tevez: Mezi pres të luaj me fanellën e Juventusit

I karikuar dhe me shumë dëshirë për të filluar aventurën e re me fanellën e Juventus, që nga vila e tij në Los Kardales, 60 km larg Buenos Aires Karlos Tevez shpreh gjithë entuziazmin për misionin me skuadrën e tij të re."Do të nisem në 9 korrik për të filluar pregatitjet me shokët e mi të rinj dhe dua të jem në nivelin më të mirë, pasi Juventusi është një klub që pretendon maksimumin".Apashi është i ndërgjegjshëm që e pret një sfidë e rëndësishme, si për të ashtu dhe për klubin që me mbërritjen e tij synon fronin e Europës dhe që tani ndihet si në shtëpinë e tij të re në skuadrën bardhezi." Sapo mbërrita në Torino mora mesazhet e mirëseardhjes nga disa prej shokëve të skuadrës që më bënë të ndihem menjëherë pjesë e grupit. Duhet të jem i sinqertë, që kur firmosa për Juventusin kisha mundësinë për të vlerësuar shumë gjëra të vogla që më bënë të ndihem mirë. Jam shumë i lumtur dhe shumë i karikuar, kam shumë dëshirë pë të nisur këtë aventurë. Tifozët më transmetuan një afeksion të jashtëzakonshëm. Festa që më bënë në aeroport kur mbërrita dhe demonstrimi i afeksionit kur isha në Itali ishin me të vërtetë të jashtëzakonshme".Tevez rrëfen dhe se si e imagjinon Serinë A."Ende nuk kam një ide të saktë, por një gjë është e qartë. Përgatitja verore do të jetë shumë e rëndësishme për të kuptuar se cfarë më pret, dhe unë me zor po pres të filloj. E di që do të vesh një fanellë të rëndë, por nuk ka asnjë problem. Në të kaluarën kam demonstruar se di të mbaj cdo lloj presioni, madje përgjegjësitë më bëjnë të jap më teper."