Largimi i Cavanit sjell revolucion te Napoli
Largimi i Kavanit drejt PSG, i cili pritet të zyrtarizohet në oret e ardhshme duket se do të sjellë të ardhurat e mjaftueshme për skuadren e Napolit, e cila pritet të hapë një erë të re nën drejtimin e teknikut Bentiez duke filluar nga blerjet në merkato.Nënkampionet e Italisë i kanë objektivat e qarta me 64 milion euro të siguruara nga shitja e katonit të El Matador ata pritet të sjellin në Napoli të pakten tre emra të mëdhenj të futbollit botëror. I pari në listen e Presidentit De laurentis dhe trajnerit iberik Benitez është sulmuesi i Juventusit Mirko Vuçiniç.Bomberi malazez pas ardhjes së Lorentes dhe Tevez në radhet e bardhezinjve duket se nuk do të ketë hapësirat e mjaftushme, ndaj ndryshimi i ambientit për sezonin e ri duket mëse i domosdoshem. Për të marrë shërbimet e Vuçiniç, napoletanet duhet të mbushin konkurencen e rusëve të Zenit, pasi drejtuesit e zonjes janë më të gatshëm ta largojnë sulmuesin e tyre jashte Italisë sesa të forcojnë një rival direkt për titull. E vetmja mundësi që Napoli të arrijë te sulmuesi ballkanas është të përfshijë në tratativa mesfushorin Xuniga, një nga lojtaret e preferuar të teknikut të Juventusit, Konte.Përveç sulmit, për të blerë katonin e Vuçiniç drejtuesit e Napolit kanë ndërhyrë se fundmi edhe në marrdhëniet mes Fiorentines dhe Bajern Mynih për sulmuesin gjerman Mario Gomes. Edhe pse flitej se bomberi i bavarezve ishte shumë pranë kalimit në Firence, tani napoletanet janë në avantazh për të blerë kartonin e tij edhe pse drejtuesit e e kampionëve të Europes kërkojnë plot 20 milion euro për gjigandin e sulmit të tyre.Përveç sulmit Benites dhe De Laurentis po mendojnë edhe përforcimin e nevojshëm në portë. Në oret e fundit në objektivat e dyshes napoletane ka përfundur portieri brazilian Holio Sezar, i cili kërkohet edhe nga skuadra e Arsenal. Për të marrë gardienin e kombëtares se Seleçaos drejtuesit e Napolit janë të gatshëm të shesin portierin e tyre De Santis te skuadra e Romes, e cila prej kohesh është vënë në kërkim të një portieri.