Shtetësia, Berisha: Vendimi kushtetues saç shqiptar, tmerr për albanofobet shqiptarë dhe jo
Kryeministri Berisha ka risjellë edhe njëherë në vëmendje vendimin më të fundit të kabinetit qeveritar për dhënien e shtetësisë të gjithë shtetasve shqiptarë, me përjashtim shqiptarëve të Kosovës. Në përgjigje të interesit të një qytetari, Kryeministri ka theksuar se vendimi per dhenien apo fitimin e shtetesise fatkeqesisht eshte tejet i vonuar, pasi sipas tij vende të tjera të rajonit, përfshi fqinjët tanë ka vite që e kanë legjitimuar.“Vendimi i fundit i qeverise shqiptare per dhenien apo fitimin e shtetesise fatkeqesisht eshte tejet i vonuar. Nje vendim te ketij lloji per pakicat dhe bashkekombasit e tyre e kane marre vite me pare pa perjashtim te gjitha vendet e rajonit dhe me gjere si: Greqia, Hungaria, Maqedonia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, etj. Madje Greqia, e ndofta ndonje vend tjeter, paguan pensione te moshuareve me origjine greke ne Shqiperi. Mirepo ne keto vende nuk ka ose ka fare pak njerez me fobira ndaj kombit te tyre si tek ne. Prandaj dhe askush nuk ka protestuar, ne te kundert kane mbeshtetur unanimisht brenda dhe jashte vendit vendime te tilla” shprehet Kryeministri.Sipas tij një vendim i tillë mund të kundërshtohet dhe mosmirëpritet vetëm nga albanofobet jo shqiptare dhe shqiptare, duke ju referuar direkt opozitës aktuale. Sipas tij, mazhoranca e ardhshme qeverisëse te denatyruar nga çdo ndjenje kombetare kane tmerr ndaj çdo hapi qe i afron e bashkon shqiptaret njeri me tjetrin.“Vendimi i qeverise shqiptare per dhenien apo fitimin e shtetesise shqiptare dhe te gjitha vendimet e kesaj qeverie jane plotesisht kushtetuese perveçse per ata te cilet revanshi i ben qesharak, madje i çon larg e me larg gjeri ne Bangladesh dhe besojne se nuk jane zgjedhur per nje mandat 4 vjeçar, siç sanksionon Kushtetuta e Shqiperise, por 4 vjet dhe tre muaj?! Kjo eshte pune e tyre. Vendimi per dhenien dhe fitimin e shtetesise eshte vleresuar lart nga shqiptaret kudo ne bote por dhe siç dihet ai eshte pritur me terbim te vertete nga albanofobet jo shqiptare dhe shqiptare. Keta te fundit te denatyruar nga çdo ndjenje kombetare kane tmerr ndaj çdo hapi qe i afron e bashkon shqiptaret njeri me tjetrin. Ata ne çdo rast jane te gatshem te bejne kauze te perbashket me albanofobet jo shqiptare ne mbeshtetje te ketyre te fundit. Keshtu ne rastin e rruges se Kombit albanofobet jo shqiptare perdoren te gjitha mekanizmat kombetare dhe nderkombetare qe kontrollonin per te mos e lejuar ndertimin e saj, e cila sipas tyre do te demtonte thelle gjeopeshen e porteve te vendeve te rajonit. Ne mbeshtetje te tyre shqiptare apatride benin çdo gje per ta bllokuar rrugen dhe e shpallen ate si rruga e asgjekundit. Por rruga u ndertua, albanofobia dhe albanofobet nuk kane te ardhme. Vendimi i fundit i qeverise shqiptare per dhenien ose fitimin e shtetesise eshte aq kushtetues saç eshte shqiptare Kushtetuta e Shqiperise, e cila percakton qarte detyrimet e shtetit shqiptar ndaj shqiptareve kudo ne bote.Mirepo albanofobet njohin vetem nje Kushtetute, ate te fobise dhe urrejtes ndaj shqiptareve dhe midis tyre si per te me rikujtuar nje proverb latin qe thote se çobani i bagetive te egra eshte me i eger se vete ato me te egrit, me zelltaret jane shqiptaret apatrid” thekson më tej ai.Duke paralajmëruar se zbatimi i ketij vendimi do te filloje gjate dhjete diteshit te fundit te muajit korrik, Kryeministri sqaron edhe njëherë për publikun arsyen se pse kosovarët mbeten mbetën jashtë.“Ju rikujtoj ketu se me dekretin e 17 korrikut te vitit 1992 une si President Republike dekretova njohjen e shtetesise shqiptare per te gjithe qytetaret me origjine shqiptare kudo qe jetonin perfshire ketu edhe qytetaret Kosoves, e cila asokohe ishte pushtuar nga serbet. Presidenti i ndjere Ibrahim Rugova ishte plotesisht dakort me ate dekret. Sot ky vendim nuk mund te shtrije efektin ne Kosove jo sepse jugosllavistet albanofob vazhdojne ti bien fyellit te tyre te vjeter te padroneve te tyre te kombit kosovar, pra te dy kombeve shqiptare. Kete teze ne Kosove, por as ne rajon dhe me gjere, nuk e beson njeri. Por vendim i qeverise shqiptare ne kushtet e sotme kur Kosova eshte vend i pavarur me mbi 94% te qytetareve te saj shqiptare nuk mund te shtrije kurresesi veprimin e tij ne Republiken e Kosoves dhe ne qytetaret e saj me banim ne Kosove. Kjo detyrimisht kerkon nje marreveshje te veçante midis qeverise se Shqiperise dhe qeverise se Kosoves per kete çeshtje. Si perfundim vendimi per dhenien ose fitimin e shtetesise shqiptare eshte nje vendim i bazuar plotesisht ne Kushtetuten e Shqiperise dhe ne standartet rajonale nderkombetare. Zbatimi i ketij vendimi do te filloje gjate dhjete diteshit te fundit te muajit korrik” përfundon Kryeministri Berisha.