Kërkonte vizë, 45-vjeçari tenton të hyjë me forcë në Ambasadën Amerikane

Marrja me ngulm e një vize amerikane ka shtyrë sot një 45-vjeçar të tentojë të hyjë me forcë në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë.Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se personi në fjalë është shtetasi Sherif Morina, i cili është ndaluar nga forcat e komisariatit numër 1 dhe shërbimet e sigurisë së Ambasadës, teksa përpiqej të hynte me forcë brenda godinës së ambasadës.45-vjeçari ka kërkuar t’i jepet një vizë amerikane pa dhënë arsye, dhe kërkonte me ngulm të takonte personalisht ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu.